Korreshi: Po shikojmë satelitët, por plugu s’ndizet. Fermerët: Do bllokojmë rrugët, s’jemi mafioza droge

schedule10:53 - 25 Nëntor, 2021

schedule 10:53 - 25 Nëntor, 2021

Protestës së fermerëve përpara Kuvendit i është bashkuar edhe deputeti i PD Saimir Korreshi. Duke theksuar se fermerët kanë nevojë për mbështetje, Korreshi shtoi se ndërsa po diskutohet për satelitë sipas tij plugu nuk ndizet.

Unë po  të them se nëse pretendojmë të barazohemi me rajonin, ai jep mbi 70 mln euro, ne japim 3.2 miliardë. Gjysma e tyre për reklama seminare.. ndërkohë që fermeri do lekë në dorë. Çdo fermer që shkon në treg të ketë të listuara çmimet. Po nuk pati një balancë shteti. Unë jetoj përditë në Lushnje pjesën dërrmuese të këtyre zotërinjve përveç më kanë dhënë votën, më kanë rritur, me fëmijët e tyre jam shokë sot.  Sot po lënë serat dhe po ikin në Gjermani për të larë borxhet që kanë marrë për këto sera.

Këta duhet të vijnë këtu që ju si media tu bëni jehonë. Këta fermerë kanë nevojë që tu japim zë. Kaq e zëshme është për ti  dëgjuar këta. A është kaq problematike që Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë nga taksat e tyre, po si more si dëgjojnë, të paktën të bien në një konsensus.  Me këtë ecuri me këtë buxhet që po kalojnë sot këta jën të falimentuar. Ne po shkojnë te satelitët dhe kemi plugun atje që s’po ndizet. Këta nuk marrin as koston jo vetëm krahët e punës. Se po dalin vit për vit ishalla dalim jek e jek. Shalqiri iu kalb, asnjë se dëgjoi. Qeveria nuk çoi një grup të verifikonte dhe të rimbursonte fermerët”, tha Korreshi.

Fermerët u shprehën se pas takimit do të zhvendosin protestën në Lushnje dhe do bllokojnë rrugët.

Këtë protestë që  po bëjmë këtu do e zhvendosim në Lushnje, ne do bllokojmë dhe rrugët dhe të mos na bjerë nesër qindra forca policie. S’jemi mafioza droge. Fill pas bisedimeve me kryeministrin do konsultohemi dhe fillojmë direkt atje”, shtoi një fermer.

Lexo edhe: Fermerët i “presin” rrugën në Kuvend, Rama i fton brenda: Hajdeni të flasim

Ne fermerët kemi qenë si fëmijët e njerkës”, tha një tjetër. be.k/abcnews.al