Korporata e Investimeve, Selami Xhepa: Nuk mund të kalojë ligji pa sqarimin e publikut

schedule20:59 - 22 Tetor, 2019

schedule 20:59 - 22 Tetor, 2019

Një javë më parë në parlament u miratua ligji për Korporatën e Investimeve shqiptare. Një ligj shumë i rëndësishëm, por që nuk e mori vëmendjen për shkak të deputetes Majlinda Halilaj. Kjo pasi mediat u fokusuan tek mënyra se si ajo lexonte deklaratën në foltoren e Kuvendit.

Por ligji, i cili është shumë i rëndësishëm për ekonominë ka vëmendjen e ekspertëve. I ftuar në Abc News këtë të martë, Selami Xhepa, theksoi se ligji nuk mund të kalojë pa sqarimin e publikut dhe pa nxjerrë të gjithë paketën ligjore për të.

Eksperti i ekonomisë tha se Korporata është ligji ka bërë disa ndryshime të cilat ngrenë një sërë pikëpyetjesh.

Selami Xhepa: “Ligji ka një vit që është diskutuar dhe është kundërshtuar nga ekspertët për shkak të rreziqeve serioze që paraqet. Ligji ka disa retushime sepse janë fshirë disa pika të neneve, pra autoriteti për të marrë kredi. Kjo ngre një sërë pikëpyetjesh, pasi bërja e ligjit apo transferimi i tij nuk është një proces mekanik, për të hequr një pikë dhe për të mos shtuar asgjë sepse në fakt vetë thelbi i kompanisë Korporatës shqiptare të Investimeve ishte projektuar për të qenë një bankë zhvillimi. Pra Korporatës do i viheshin në zhvillim pronat, ato do vendoseshin në kolateral dhe kjo do përdore për të marrë kredi në tregje për zhvillim prone. Tani po të heqim këtë lloj të drejte, fokusi i Korporatës ngel tërësisht i zbehtë dhe nuk na ndihmon as eksperienca ndërkombëtare sepse është një eksperiencë që vështirë se e gjen në praktikën ndërkombëtare.

Një Korporatë që do zhvillojë Shqipërinë se në fakt thelbi i saj është të zhvilloje Shqipërinë dhe efektivisht kjo zëvendëson punën e enteve dhe qeverisë. Mënyra se si është bërë mendoj se nge pikëpyetje serioze. Efektivisht Korporata do të marrë në pronësi të gjitha pronat publike qoftë në dispozicion të pushtetit qendror, qoftë edhe vendor këtu kemi të bëjmë me një problem të autonomisë. Përmes këtij ligji e gjithë kompetenca e zhvillimit të pushtetit vendor i transferohet korporatës. Pra nëse Korporata nuk merr kredi, burimet financiare të Korporatës janë paratë e buxhetit të shtetit, donacione. Më vjen keq, por nuk mund të zhvillohet prona publike duke investuar me para publike.

Efektivisht kjo është një nga zhvillimet më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe si i tillë nuk mund të kalojë vetëm një ligj me 10 nene pa sqarimin e publikut, pa nxjerrë gjithë paketën ligjore për procedurat dhe mënyrën konkrete pasi siç thuhet djalli është gjithmonë tek detajet. Në ligj thuhet që funksioni kryesor i kësaj agjencie do të jetë zhvillimi i pronës publike. Efektivisht këto prona të papërdorura do të zhvillohen dhe do të vendosen në eficencë ekonomike. Nga ana tjetër. Nga ana tjetër mekanizmi se si do bëhet është hije. Atje thuhet që Korporata financohet me paratë e buxhetit dhe me donacione. Kjo do të thotë që Korporata ka një mision shumë të madh, por nuk ka para. Si zgjidhet kjo. Në një nen tjetër thuhet që Korporata mund të krijojë disa mekanizma speciale për një projekt të veçantë. Nëse Korporata vendos nesër që në X zonë bregdetare do të zhvillojë një projekt shumë të madh atëherë vetëm për këtë qëllim kjo do krijojë një shoqëri të posaçme dhe do t’i japë në dispozicion pronën publike sepse e disponon kjo korporatë dhe do jetë filiali i Korporatës që do hyjë në transaksione financiare. Këto do të jenë disa manovra për të realizuar misionin”./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!