Koronavirusi, zyrtarët e shëndetit publik dhe epidemiologët të ndarë për vdekshmërinë

schedule23:46 - 9 Mars, 2020

schedule 23:46 - 9 Mars, 2020

Koronavirus është një virus të ri, virologet paralajmërojnë se ndryshimet nga vendi në vend sjellin deformime përsa i përket parashikimeve, veçanërisht nëse sistemet e kujdesit shëndetësor janë të mbingarkuar nga pacientët që kanë nevojë për t’u shtruar në spital.

Disa epidemiologë thonë se pikërisht një gjë e tillë po ndodh në pjesët më të prekura të Italisë veriore. Rritja e shpejtë e vdekjeve në Itali tejkaloi edhe skenarin më të keq, si dhe nivelin e përgjithshëm në çdo vend tjetër të prekur. Por zyrtarët e shëndetit publik thonë se numri i të vdekurve nuk është i jashtëzakonshëm nëse merret parasysh se Italia ka një popullsi të madhe të moshuar, pasi gati një e katërta e italianëve janë mbi 65 vjeç.

Vetëm Japonia ka një demografi me më shumë të moshuar midis vendeve të zhvilluara. Në Kinë është vërejtur se rreth 9 për qind e viktimave të koronavirusit mbi 80 vjeç vdesin. Në Itali, shkalla e vdekjes për të moshuarit e infektuar është diçka më shumë se 8 për qind.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor vazhdon ta përballojë emergjencën, por është nën një tendosje të jashtëzakonshme që mund të rëndohet nëse masat drastike të frenimit të shpallura të dielën nga Kryeministri Giuseppe Conte nuk do të fillojnë të kenë një efekt.

Në SHBA, mospërputhjet në shifrat e vdekshmërisë u bënë shkak për polemika politike javën e kaluar kur Presidenti Donald Trump tha se raporti i vdekjeve përfundimisht do të jetë në nivelin rreth 1 për qind, duke iu kundërvënë Organizatës Botërore të Shëndetit , e cila e ka ngritur parashikimin e vdekshmërisë globale për koronavirusin në shifrën rreth 3.4 për qind.

Zyrtarët britanikë thonë se  shkalla e vdekshmërisë do të jetë rreth 1 për qind. Chris Ëhitty, zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit, u tha ligjvënësve javën e kaluar se inkurajohej nga rënia e rasteve në Kinë dhe ngadalësimi i nivelit të vdekjeve atje.

Epidemiologët janë të bashkuar në një gjë: të gjithë e pranojnë se parashikimi i përqindjes së vdekshmërisë është shumë i ndërlikuar për shkak të faktorëve të panjohur. Jo gjithçka dihet për koronavirusin e ri dhe përpjekja për të llogaritur në sistem rastet e pazbuluara ose të pa raportuara është diçka e vështirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!