Koronavirusi zbraz burgjet, këto janë procedurat që duhen ndjekur për të marrë lejen

schedule11:12 - 24 Mars, 2020

schedule 11:12 - 24 Mars, 2020

Qeveria ka hartuar aktin normativ për të burgosurit që do të lënë qelitë përkohësisht dhe do të qendrojnë në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ky  akt  normativ  ka  për  objekt  përcaktimin  e kushteve   dhe   të   kritereve   për   qëndrimin   e përkohshëm  në  shtëpi  të  të  dënuarve,  si  një  leje  e veçantë,   gjatë  kohëzgjatjes  së   epidemisë    së shkaktuar nga COVID-19.

Në një lidhje direkte me Abc News, gazetarja Glidona Daci duke raportuar nga Krimet e Rënda tregoi procedurat që duhen ndjekur për të përfituar lejen.

Gazetarja ka raportuar se për të përfituar lejen, të burgosurit duhet që të paraqesin një kerkesë me anë të së cilës kërkojnë leje të posaçme. Më pas kjo leje do të shqyrtohet me imtësi dhe do të vendoset nëse do të miratohet kërkesa apo jo.

Për shkak të situatës jo-normale, procedurat për lejen do të bëhen në mënyrë të përshpejtuar.

Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë:

I  dënuari  mund  të  përfitojë  leje  të  veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore,  në  rast  se  në  datën  e  hyrjes  në  fuqi  të këtij akti normativ:

  1. a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe   përmbush   të   dyjakushtet   e mëposhtme:i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;ii. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
  2. b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe   përmbush   të   gjitha   kushtet   e mëposhtme:

I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;

  1. Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;

iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për  jetën,  e  vërtetuar  me  dokumentet  mjekësore përkatëse,  sipas  përcaktimeve  të  legjislacionit  në fuqi;

  1.   Nuk    është    në    kriteret    ndaluese    të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
  2. Periudha e   qëndrimit  të   përkohshëm   në shtëpi,  sipas  përcaktimeve  të  këtij  neni,  përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
  3. Nëse gjatë periudhës  së  zbatimit  të  lejes  së veçantë  të  qëndrimt  të  përkohshëm  në  shtëpi, gjykata  vendos  ekzekutimin  e  vendimit  të  dënimit me  një  dënim  alternativ,  sipas  parashikimeve  të Kodit   Penal,   leja   e   veçantë,   sipas   këtij   akti normativ, shfuqizohet

Nuk përfitojnë leje të veçantë për qëndrim në shtëpi, personat e dënuar për:

a) krime kundër  njerëzimit,

b) krime kundër jetës,  të  kryera  me  dashje

c) veprat penale  të  kryera  me  dashje  kundër shëndetit

ç)krime seksuale

d) vepra penale  kundër  lirisë  së  personit

dh) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes

e) vepra penale  kundër  pasurisë  dhe  në  sferën ekonomike

ë)  krime  kundër   pavarësisë   dhe   rendit kushtetues,

f) vepra me qëllime terroriste

g) krime kundër   autoritetit   të   shtetit,

gj) vepra penale   të   kryera   nga   banda   të armatosura dhe organizata kriminale,

Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi,  i  dënuari,  i  cili,  pavarësisht se  nuk  është  dënuar  për  një  nga  veprat  penale  të parashikuara  në  pikën  1,  të  këtij  neni,  është  në kushtet e mëposhtme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!