Koronavirusi, televizionet italiane largojnë publikun nga studiot

schedule20:38 - 23 Shkurt, 2020

schedule 20:38 - 23 Shkurt, 2020

Emergjenca nga koronavirusi ka tronditur edhe programet televizive. Mediaset ka vendosur që të dielën në mbrëmje të dale në transmetim me programin “Live – Non è la d’Urso”, por pa publik në studio. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në programin “Mattino 5” të së hënës si dhe “Le Iene” që transmetohet të martën dhe të enjten.

“Një vendim që e mbështes totalisht për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj publikut, por edhe teknikëve që punojnë në studiot tona” – tha Barbara d’Urso në një postum në Instagram. “Thuhet se “the show must go on”, por është e rëndësishme që të mos marrim asnjë rrezik përsipër tha ajo.

“Nuk do të jetë e lehtë me një studio të boshatisur, por do të mundohem të arrij te publiku” – tha prezantuesja. Edhe drejtuesit e programit Le Iene thanë se për herë të parë në 24 vjet do të dalin pa publik në studio./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!