Koronavirusi: Të paktën 32 persona të vetizoluar në Sarandë, policia bllokon 5 automjete

schedule13:58 - 26 March, 2020

schedule13:58 - 26 March, 2020

Në qytetin e Sarandës analizave për koronavirusin u janë nënshtruar 15 persona dhe, për fat të mirë, mësohet se rezultati ka qenë negativ. Ndërsa, gjatë të enjtes testit i janë nënshtruar edhe tre persona të tjerë dhe rezultati nuk dihet ende.

Sipas burimeve nga DVSHP Sarandë, 27 persona në Sarandë dhe 5 të tjerë në rrethinat e saj janë detyruar të vetizolohen për faktin se kanë ardhur disa nga Greqia e disa nga Italia.

Nga ana tjetër, shërbimet policore në qytetin bregdetar kanë bllokuar sot pesë mjete për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Nderkohë vijon puna për dezinfektimin në brendësi të lagjeve dhe midis ndarjeve të pallateve. /abcnews.al