Koronavirusi, Silvio Berlusconi dhuron 10 milion euro për zonën e Lombardisë

schedule10:54 - 17 Mars, 2020

schedule 10:54 - 17 Mars, 2020

Ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka vënë në dispozicion të rajonit të Lombardisë 10 milion euro për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Vlera monetare do të shkojë për spitalet dhe stafet mjekësore, të cilët po përballen me një fluks të madh të rasteve me Covid-19.

“Edhe një herë nga fundi i zemrës sime, unë nuk mund të mos u dërgoj një falënderim të përzemërt heronjve: ne kemi kërkuar nga qeveria t’u ofrojë atyre një mbështetje shumë më të lartë si një shpërblim për jashtë orarit të punës që ata po bëjnë”, ka shkruar ish kryeministri italian në rrjetet sociale.

Donacioni i Silvio Berlusconi do të përdoret gjithashtu për ndërtimin e repartit me 400 shtretër të njësisë së kujdesit intensiv në spitalin e Milanos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!