Dinamo ka sjellë shumë trajnerë të huaj në Kategorinë Superiore. Njëri prej tyre ishte Luis Manuel Blanco. Argjentinasi drejtoi “nëndetësën” për pak muaj në sezonin 2010/2011 dhe Besnik Sulaj, ish-presidenti i Dinamos, është shprehur se Blanco dhe Zlatko Dalic (trajneri i Kroacisë) kanë qenë dy trajnerët më të mirë që ka sjellë në Shqipëri.
66-vjeçari ka kaluar momente të frikshmë këtë periudhë. Ai u prek nga koronavirusi dhe luftoi fort ndaj COVID-19. Për pesë ditë qëndroi gjallë dhe merrte frymë falë respiratorëve në Marbella të Spanjës, aty ku edhe jeton aktualisht.
“E di që është ende herët atje, por po përfitoj nga ora këtu kur mund të flas, para se të vijë fizioterapisti që të punojë. Siç e sheh, jam larguar nga terapia intensive, tani jam në një zonë të kufizuar, i izoluar, duke u munduar të rikuperohem, që do të thotë të kesh ajër mjaftueshëm sa të mund të flasësh dhe ecësh”, deklaron Blanco për emisionin Dos në Punta de Mendoza.
Më tej ai vijon dhe flet për virusin e frikshëm. “Ky është si një kamion që të kalon sipër, por e mposhtëm. Dëshiroja të të dërgoja këto fjalë dhe falënderime për të gjithë ata që janë lutur për mua që t’ia dal mbanë. Ju dërgoj një përqafim të madh”, përfundon ish-trajneri i Dinamos së Tiranës. /abcnews.al
#Fútbol Luis Manuel Blanco, conmovedor audio del DT desde Marbella.
Salió de terapia intensiva, tras superar la etapa más crítica del coronavirus. Comparto su mensaje@DosDePunta_Mza ¡Fuerza, Luis!@blancofutbol pic.twitter.com/geGAwKw37S— Juan Esteban Suraci ? (@juansuraci) April 22, 2020