Koronavirusi, si është gjendja e 6 të infektuarve në Fier

schedule12:06 - 18 Mars, 2020

schedule 12:06 - 18 Mars, 2020

Pas Tiranës qarku i Fierit është më i prekuri nga koronavirusi, pasi ka 6 raste të konfimuara, ndërsa një 66-vjeçar nga Lushnja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Gazetarja Valbona Davidhi ka dhënë detaje të reja për gjendjen shëndetësore të të prekuve të tjerë.

Një 73-vjeçar ndodhet në kushtet e vetëkaratinimit bashkë me gruan e tij. Kjo e fundit ka rezultuar negative. Gjenja e tij është e stabilizuar, por është duke u mbajtur nën mbikqyrje.

Ndërkohë, gjendja e është e rënduar për familjen Sulo, ku janë dërguar me komplikacione të rënda te spitali Infektiv babai dhe vajza, ndërsa  gruaja është në gjendje të stabilizuar në banesë.

Gazetarja raporton se është edhe një rast tjetër, me një çift bashkëshortësh me banim në Kurjan të Rroskovecit, por që kishin edhe banesë në Fier dhe kishin takuar shumë persona. Është duke u monitoruar rast pas rasti zinxhiri i kontakteve.

Lajmi i mirë ishte dalja e rezultave negative për 17 anëtarë të stafit mjekësor të Fierit, por edhe për  mjekun e spitalit të Rroskovecit. Por mendohet se do të ketë edhe një test tjetër për tu rikthyer në punë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!