Koronavirusi shtyn Samitin, Presidenti i Këshillit Europian futet në karantinë

schedule17:33 - 22 Shtator, 2020

schedule 17:33 - 22 Shtator, 2020

Samiti i liderëve të BE, i planifikuar për të enjten dhe të premten, 24-25 shtator është shtyrë për në datat 1-2 tetor për shkak se një nga truprojat e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel u infektua me Covid. Kjo ka bërë që Charles Michel të karantinohet.

Një zëdhënës i Komisionit u shpreh se “Presidenti i Këshillit Evropian është informuar se një zyrtar i sigurisë me të cilin kishte kontakte javën e kaluar është diagnostikuar me Covid. Presidenti bëri testin dje dhe doli negativ.

Por sipas rregullave belge, ai është futur në karantinë që nga sot”. Në Samit ishin planifikuar shumë cështje për t’u diskutuar mes të cilave raporti me Turqinë pas konfliktit me Greqinë, por tani do të shtyhet për në fillim të tetorit. /db/Abcnews.al