Autoritetet në Kenia vendosin të rihapin pas 6 muajsh lokalet e natës dhe pub-et, të cilat ishin mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas autoriteteve në Kenia do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00.
Lajmin e konfirmoi presidenti Uhuru Kenyatta, i cili gjithashtu njoftoi edhe zgjatjen e izolimit me 60.
Por ajo çfarë bie në sy është se shkollat ende do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa presidenti i Kenias tha se do të merret vendimi për hapjen e tyre vetëm në rast se do të garantohet siguria e fëmijës./abcnews.al/