Koronavirusi, raportohen 248,304 viktima në të gjithë botën

schedule07:50 - 4 Maj, 2020

schedule 07:50 - 4 Maj, 2020

Aktualisht në botë janë të infektuar 3,566,804 persona dhe kanë humbur jetën 248,304 qytetarë. Lajmi i mirë është se 1,156,970 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.

Amerika zë vendin e parë në botë për numrin më të lartë viktimave. Deri më tani në këtë shtet janë shënuar 68,600 viktima dhe rezultojnë të infektuar 1,188,384 qytetarë. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Brazil.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 679 raste të reja dhe në total numri i viktimave është 7,051. Situata paraqitet më e qetë në Kinë, pasi orët e fundit ka pasur vetëm 3 raste të reja dhe numri i viktimave është 4,633.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!