Koronavirusi “pushton” flotën ushtarake franceze, 700 pjesëtarë të ekuipazhit konfirmohen pozitivë

schedule12:32 - 16 Prill, 2020

schedule 12:32 - 16 Prill, 2020

Koronavirusi ka infektuar rreth një të tretën e pjesëtarëve të ekuipazhit të tri anijeve të forcave të armatosura franceze.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se rreth 700 pjesëtarë të ekuipazhit të flotës ushtarake franceze janë diagnostikuar me simptoma të koronavirusit të ri, ndërsa mbi 1,300 të tjerë janë vendosur në karantinë pas një misioni të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi se në aeroplanmbajtësen “Sharl Dë-Gol” gati 700 marinarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Dhjetëra të diagnostikuar po marrin trajtim në spital, ndërsa të paktën një person është shtruar në repartin e reanimacionit. Gjithashtu mësohet se infeksioni është përhapur edhe në ekuipazhin e dy anijeve shoqëruese që lundronin bashkë prej 21 janarit në vazhdën e operacioneve kundër ISIS-it.

Mjetet lundruese ishin pjesë e flotave të ndryshme të Evropës Veriore për të mbikëqyrur Detin Balltik, por veprimet e tyre u ndërprenë kur pjesëtarë të ekuipazhit po shfaqnin simptoma të koronavirusit.

Franca është një nga pesë vendet më të prekura në botë nga koronavirusi, pas SHBA-së, Spanjës, Italisë dhe Gjermanisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!