Koronavirusi pushton botën, banorët e këtij vendi nuk kanë dijeni për të

schedule14:20 - 24 Qershor, 2020

schedule 14:20 - 24 Qershor, 2020

Qindra  njerëz në Birmani mund të mos jenë në dijeni për Covid-19 për arsye se qeveria ka bllokuar qasjen në internet rreth  një viti më parë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Qershorin e kaluar, qeveria e Birmanisë, e udhëhequr Aung San Suu Kyi, ndërpreu qasjen në internet në nëntë qytete  për shkak të shqetësimeve se interneti  po nxiste përplasje midis ushtrisë dhe kryengritësve të Myanmar, shkruan CNN.

Një prej komunave lejoi sërish aksesin në internet, por tetë të tjerë me një popullsi prej rreth 800,000 njerëz vazhdojnë të mos kenë qasje në internet.

Human Rights Watch dhe Amnesty International kanë deklaruar se izolimi  i zgjatur po vë në rrezik jetën e njerëzve, jo vetëm sepse po i ndalon njerëzit të raportojnë abuzime të mundshme por sepse i ka shkëputur ata nga informimi i shëndetit publik në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Të hënën, Birmania konfirmoi gjashtë viktima dhe 292 raste pozitive nga mbi 64.532 teste të bëra sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Një numër i vogël rastesh janë konfirmuar në qytetet Maungdaw dhe Buthidaung në shtetin verior Rakhine, ku më shumë se 100,000 muslimanë Rohingya jetojnë në kampe të mbushura me njerëz.

Ndërsa pandemia e koronavirusit u përhap në të gjithë botën në fillim të këtij viti, qeveria e Suu Kyi nisi një fushatë informative për parandalimin e sëmundjeve, siç janë kërkesat për distancimin shoqëror.

Por deputeti Htoot May, i cili përfaqëson Lidhjen Kombëtare të Arakanit në Parlamentin e Sindikatës së Birmanisë tha të dielën se shumë njerëz që jetojnë në shtetin verior të Rakhine dhe shtetin fqinj Chin nuk po marrin njoftimet e shëndetit publik që postohen në Facebook dhe faqet e internetit të qeverisë.

“Kur i pyes njerëzit në zonën time elektorale nëse ata janë të vetëdijshëm për Covid-19, unë duhet t’ua shpjegoj pandeminë globale atyre që nga fillimi,” tha Htoot May. “Unë duhet t’u shpjegoj  se çfarë është distancimi shoqëror dhe si duhet të praktikohet higjena e duhur”.

“Fatkeqësisht nuk mund të udhëtoj shumë për shkak të Covid-19, kështu që e kam të pamundur të lajmëroj  shumë  njerëz, vazhdoi deputeti.

“Ata nuk kanë frikë nga Covid-19 sepse nuk dinë asgjë  për të, në këtë fazë ata janë shumë më të shqetësuar për konfliktet në vend.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!