Shpërthimi i koronavirusit po shkakton dëme të mëdha ekonomike në Kinë. Shteti më i madh aziatik ka mbyllur totalisht rrugët hyrëse dhe dalëse, ndërsa numri i lartë i të prekurve trembi edhe FIA-n.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit vendosi të shtyjë garën për Çmimin e Madh të Formula 1 në Kinë. Gara ishte parashikuar të zhvillohej më 19 Prill, por shpërthimi i koronavirusit bëri që mundësitë që në Shangai të mbërrinte Formula 1, të ishte i pamundur.
Ky refuzim pritet të shkaktojë pasoja edhe në financat e drejtuesve të Formula 1, të cilët mund të përballen me një humbje prej 35 milionë Euro.
Formula 1 nuk është vetëm një garë sportive, por edhe një ndërmarrje e madhe ekonomike, për shkak të reklamave dhe të drejtave televizive.
Zyrtarët i F1, FIA, organizatorët dhe ekipet kineze do të vazhdojnë bisedimet nëse mund të riorganizohet gara këtë vit.
“Të gjitha palët do të marrin kohën e duhur për të studiuar mbi alternativa të ndryshme në lidhje me organizimin e çmimit më të madh nëse situata do të përmirësohet”, tha F1.
Ndërkohë në pikëpyetje për të mos u zhvilluar është edhe Çmimi i Madh i Vietmanit, programuar për t’u mbajtur një javë më vonë./abcnews.al