Koronavirusi prek edhe Apple, do ketë mungesë të smartfonëve iPhone në treg

schedule07:36 - 18 Shkurt, 2020

schedule 07:36 - 18 Shkurt, 2020

Shpëertimi i koronavirusit në Kinë ka prekur edhe gjigantin telefonik, Apple. Kompania ka paralajmëruar se shpërthimi i koronavirust do të thotë të ardhura që nuk kanë parashikime, pasi është e vështirë të kapet objektivi.

Gjigandi i teknologjisë tha se prodhimi dhe shitjet janë prekur, dhe se “furnizimi me iPhone në të gjithë botën do të kufizohet përkohësisht”.

Prodhuesi i iPhone është kompania e parë e madhe amerikane që thotë se epidemia do të godasë financat e saj. Apple, i cili kishte parashikuar të ardhura rekord deri në 67 miliard dollar në tremujorin aktual, nuk zbuloi objektivin e mundshëm.

“Ne nuk presim të përmbushim udhëzimet e të ardhurave që kemi dhënë për tremujorin e marsit,” tha kompania në një deklaratë.

Me shumicën e dyqaneve në Kinë ose të mbyllura ose që funksionojnë me orë të reduktuara, shitja e produkteve të Apple do të jetë më e ulët, tha kompania.

Apple tha se “ndërsa faqet tona partnere për prodhimin e iPhone janë të vendosura jashtë provincës Hubei dhe të gjitha fabrikat e saj të prodhimit në Kinë po rihapen gradualisht, por do të duhet pak kohë deri sa të nisin punën me kapacitet të plotë.

“Të gjitha dyqanet tona në Kinë dhe shumë nga dyqanet tona partnere janë mbyllur,” shtoi kompania. “Për më tepër, dyqanet që janë të hapura kanë funksionuar në orë të reduktuara. Ne gradualisht po rihapim dyqanet tona të shitjes me pakicë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt sa mundemi”, vijon deklarata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!