Pandemia e koronavirusit që ka përfshirë gjithë botën ka shtyrë zgjedhjet presidenciale në Poloni. Në kuadër të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 qeveria ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve.
Mediat polake bëjnë me dije se qeveria propozoi që të gjithë qytetarët të votojnë me postë, por kritikat dhe debatet rreth planit bëri që përgatitjet të ndërlikohen, dhe kreu i koalicionit qeverisës Jaroslav Kaczynski njoftoi shtyrjen e tyre për datë të pacaktuar.
Një nga dy partitë më të vogla në pushtet donte të shtynte zgjedhjet dhe paralajmëroi se do të votonin kundër një ligji që do të lejonte dërgimin e votave me postë. Koalicioni qeverisës njoftoi se zgjedhjet po shtyheshin dhe se do të caktohej një datë e re.
Presidenti Andrzej Duda, mandati i parë pesëvjeçar i të cilit skadon më 6 gusht, njoftoi pjesëmarrjen në zgjedhje, me mbështetjen e Partisë Ligji dhe Drejtësia./abcnews.al