Koronavirusi po lajmëron njerëzimin si të rregullojë marrëdhënien e prishur me natyrën

schedule13:36 - 17 Qershor, 2020

schedule 13:36 - 17 Qershor, 2020

Në 1997, u dogj një zonë e madhe e pyjeve tropikale në Azinë jug-lindore duke shkrumbuar edhe plantacionet e vajit të palmës. Një kombinim i shpyllëzimit, zjarreve në pyje  dhe thatësirës besohet se kanë detyruar shumë lakuriqë të udhëtojnë larg habitateve të tyre në afërsi të fermave  të derrave. Këto kushte çuan në shfaqjen e virusit Nipah , i cili kaloi nga lakuriqët tek derrat, dhe nga derrat te fermerët e derrave. Gjatë dy viteve të ardhshme, sëmundja mund të vrasë më shumë se 100 njerëz. Kjo duhet të ketë shërbejë si paralajmërim, shkruan The Guardian.

Tani, 20 vite më vonë, ne po përballemi me një krizë shëndetësore në një shkallë  tjetër, me Covid-19 duke shkaktuar krizën më tragjike shëndetësore, sociale dhe ekonomike.

Ne kemi parë që shumë sëmundje shfaqen me kalimin e viteve – të tilla si Zika, Aids, Sars dhe Ebola dhe megjithëse në pamje të parë janë mjaft të ndryshme, të gjitha ato kanë origjinën nga kafshët. Dhe të gjitha na tregojnë se sjellja jonë shkatërruese ndaj natyrës po rrezikon vetë shëndetin tonë – një realitet i ashpër, të cilin të gjithë e kemi injoruar për dekada. Hulumtimet tregojnë se shumica e sëmundjeve infektive që shfaqen janë të lidhura me aktivitetet njerëzore, raporton abcnews.al

Trajtimi, konsumimi dhe tregtia e pasigurt e kafshëve të egra me rrezik të lartë është vetëm një shembull i mënyrave se si marrëdhënia jonë me natyrën po ndikon në shëndetin e njeriut. Në shumë vende, kafshët e egra kapen dhe sillen të gjalla në tregje për t’u shitur. Këto tregje mund të paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për njerëzit, jetën e egër dhe bagëtinë dhe duke shitur  specie me rrezik të lartë, shumë prej tyre mund të krijojnë kushtet për përhapjen e sëmundjeve.

Rritja dhe forcimi i konsiderueshëm i rregullave bazë për tregtimin e kafshëvë të tilla , përfundimi i tregtisë së paligjshme i jetës së egër  dhe ofrimi i opsioneve alternative  për të zvogëluar konsumimin e kafshëvë të egra  janë hapa kritikë për të ndihmuar në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të ardhshme zoonotike, raporton abcnews.al

Prandaj është inkurajuese fakti që në po shohim  përparim në muajt e fundit: në shkurt, Kina ndaloi përkohësisht tregtimin dhe konsumin e kafshëve të egra, ndërsa Vietnami ka paralajmëruar  se mund të ndërmarrë hapa të ngjashëm për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së sëmundjeve të ardhshme.

Ndërsa veprimi në tregtinë e paligjshme  dhe me rrezik të lartë të kafshëve të egra është i rëndësishëm, ne nuk duhet të bëjmë gabimin të mendojmë se është i mjaftueshëm. Ne gjithashtu duhet të trajtojmë urgjentisht çështjet themelore që po shkaktojnë shkatërrimin e natyrës.

Ne duhet të pranojmë se mënyra se si ne prodhojmë dhe konsumojmë aktualisht ushqim, dhe mosrespektimi ynë ndaj mjedisit e ka shtyrë botën natyrore në limitet e saj.  Mënyra si ne po veprojnë ndaj natyrës po rrit rrezikshmërinë tonë ndaj sëmundjeve të reja, veçanërisht si rezultat i  shfrytëzimit të tokës përmes aktiviteteve të tilla si shpyllëzimi, dhe intensifikimi i bujqësisë dhe blegtorisë. Këto shpërthime sëmundjesh janë “fryt” i  marrëdhënies sonë të rrezikshme të pabalancuar me natyrën, raporton abcnews.al

Ndërsa  marrja e masave në tregtinë e paligjshme  dhe me rrezik të lartë të kafshëve të egra është e rëndësishme, ne nuk duhet të bëjmë gabimin të mendojmë se është e mjaftueshme. Ne gjithashtu duhet të trajtojmë urgjentisht çështjet themelore që po shkaktojnë shkatërrimin e natyrës.

Ndërsa Covid-19 na ka dhënë edhe një arsye tjetër për të mbrojtur dhe ruajtur natyrën , ne kemi bërë të kundërtën. Nga lumi Mekong deri në Amazon dhe Madagaskar, janë shfaqur raporte alarmante për rritje të gjuetisë, prerjeve të paligjshme dhe zjarrëvënie të pyjeve.

Ndërsa bota po del nga kjo krizë, është thelbësore që qeveritë të bëjnë diçka për  ekosistemet dhe t’i të ndihmojnë në qëndrueshmërinë ekonomike.

Ne duhet të përpiqemi për një rimëkëmbje të drejtë, të shëndetshme dhe të fillojmë një transformim më të gjerë drejt një modeli që vlerëson natyrën si pikë kyçe për një shoqëri të shëndetshme dhe një ekonomi të zhvilluar. Kjo nënkupton kalimin në praktika më të qëndrueshme, të tilla si bujqësia, hapësirat e gjelbra urbane dhe enegji ekologjike, raportona abcnews.al

Samiti i biodiversitetit të OKB-së i planifikuar në shtator, i ka ofruar udhëheqësve të  botës një mundësi  për të bërë diçka për ekosistemin natyror. Shpresojmë që çdo qeveri do të mari përgjegjësitë e veta dhe do të përshpejtojnë veprimet deri në vitin e ardhshëm.

Pritet të merren  vendime kritike për mjedisin, klimën dhe zhvillimin. Së bashku, këto paraqesin një mundësi  për të siguruar një marrëveshje të re për natyrën, duke e  vendosur natyrën në rrugën e rimëkëmbjes deri në fund të dekadës dhe duke mbrojtur shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Ri-balancimi i marrëdhënies sonë me natyrën do të kërkojë përpjekje dhe vendosmëri. Por gjithashtu do të krijojë një të ardhme më të shëndetshme dhe më prosperitet për njerëzit dhe planetin, dhe do të na  krijojë kushtet e duhura për të parandaluar pandeminë tjetër.  Kjo është një përpjekje që të gjithë duhet të jemi të gatshëm ta bëjmë./ Përktheu Sonila Backa – abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!