Koronavirusi përhapet me ritme shqetësuese, Bashkimi Europian pritet të mbyllë kufijtë

schedule18:14 - 16 Mars, 2020

schedule 18:14 - 16 Mars, 2020

Bashkimi Evrpian pritet që të mbyllë kufijtë e Zonës Shengen. Masa vjen në kuadër të pëpjekjeve për të parandaluar përhapjen e mëtjeshme të koronavirusit.

Vendimi pritet të merret pas diskutimeve që janë bërë ditën e sotme mes shteteve anëtare. Kështu, pritet që në 26 shtete të Shengenit të ndalohet hyrja e shtetasve që vijnë nga zonat jashtë unionit.

Pritet që të ndalohen të gjitha fluturimet, që nuk konsiderohen esenciale, nga vende të treta. Përjashtim bëjnë qytetarët e vendeve brenda unionit dhe mjekët.

Propozimi u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes një njoftimi në Twitter.

Von der Leyen u shpreh:

“Këtu në Evropë ne jemi goxha të prekur nga koronavirusi dhe e dime që çdo gjë që mund të reduktojë interaksionin social mund të reduktojë edhe përhapjen e virusit. Sa më pak udhëtime aq më më shumë mund ta përmbajmë ne virusin.”

Mbyllja e kufijve mund të zgjasë edhe përtej afatit të parashikuar nëse do të jetë e nevojshme, ndërsa disa shtete të unionit mund të propozojnë masa më shtrënguese. /abcnews.al/