Pas anulimit të fluturimeve, janë pezulluar edhe lundrimet detare me Italinë. Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar pezullimin e lundrimeve detare në të gjitha portet drejt italisë së Veriut për shkak të koronavirusit.
Linjat e lundrimit detar që janë ndaluar janë Durrës-Ankona-Trieste. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, ndërsa ka hyrë në fuqi menjëherë.
Një vendim i tillë është marrë pasi Italia e Veriut është vendosur e gjitha në karantinë, ndërkohë në Shqipëri janë konfiruar tashmë dy rastet e para me të prekur. Dy persona babë e bir po mbahen të izoluar në spitalin Infektiv pasi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Po ashtu udhëtimi drejt Italisë nuk do të lejohet edhe në portin e Vlorës. Gazetari Elton Nika, raporton për abcnews.al se fillimisht u urdhërua që nuk do të pezulloheshin udhëtimet drejt jugut, por urdhri i dytë vendosi që asnjë nga autobusët nuk do ngarkohet në port. Janë dy autobusë të cilatë do të nisnin udhëtimit dhe nuk janë lejuar mengjesin e sotëm.
Nga porti i Vlorës udhëtohet vetëm në drejtim të Brindisit. Është vendour që asnjë autobus të mos udhëtoje drejt Italisë dhe pasagjerëve u janë kthyer biletat.
Qytetarët nuk duhet të udhëtojnë qoftë edhe në jug, pasi nuk do të lejohen të shkojnë në asnjë vend tjetër. Ndërkohë një pjesë e qytetarëve të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë shprehur se nuk kanë frikë nga koronavirusi, megjithatë nuk mohojnë shqetësimin për situatën.
/abcnews.al