Deri më tani në vendin tonë janë 38 raste të konfirmuar të prekur me koronavirus dhe një viktimë, ndërkohë masat e marra nga qeveria janë shtrirë në të gjithë vendin.
Në Vlorë banorët e paktë kanë shfrytëzuar kohën me diell për të shëtitur dhe thonë se ajri i pastër largon mikrobet.
Ndërkohë ka patur dhe persona që kanë shijuar ujin e detit.
Ndryshe nga një ditë më parë në Lezhë siç duket nga pamjet ka pak kalimtare dhe një pjese tyre kanë dalë vetëm për të blerë ushqime. Gjithashtu ka vijuar dhe dizinfektimi i rrugëve dhe koshave të mbeturinave.
Në rrugën Kukës-Morinë ka patur vetëm pak qarkullim. Për shkak se me urdhërin e ri ka kufizimi të mjeteve që kalojnë kufirin. Ndërsa brenda në qytetin e Kukësit nuk ka patur lëvizje. Policia në terren ka kontrolluar automietet që nuk kanë autorizim për të lëvizur. Subjektet e hapur janë vetëm dyqanet ushqimore.
Edhe banoret e Librazhdit janë ndërgjegjësuar. Në rrugë ka pak lëvizje, baret dhe restoratet janë mbyllur.
Ndërkaq në Berat vetëm në shëtitoren e qytetit sheh banorë që shëtisin, kurse rrugët e tjera janë bosh.
Në këtë ambulancë personeli nuk qarkullon shumë në ambientet e jashtme dhe janë të pajisur me mjete mbrojtëse.
Kamera jonë mundi të hyjë në ambietet e spitalit të Sarandës po vuri re se një pjesë e peronelit ishte pa maska./abcnews.al