Koronavirusi pandemi, OBSH ndan informacionin e rëdësishëm: Si të ruheni nga Covid-19

schedule11:44 - 12 Mars, 2020

schedule 11:44 - 12 Mars, 2020

Të mërkurën mbrëma OBSH njoftoi se koronavirusi tashmë është pandemi, ndërsa rastet në Shqipëri janë 11 si dhe një viktimë.

Kështu, Organizata Botërore e Shëndetit në Shëqipëri ka ndarë një sërë rregullash që mund t’i ndihmojnë qytetarët për t’u ruajtur nga Covid-19.

Ndër të tjera, organizata shpjegon si të silleni kur keni vizitorë në shtëpi dhe si të mbani sa më pastër banesën.

Informacion i dobishëm si të përgatiteni për #COVID19

-Kur keni vizitorë në shtëpi, shkëmbeni përshëndetje me “1 metër largësi”, duke tundur dorën, me dorën në zemër apo duke tundur kokën.

– Kërkojuni vizitorëve dhe atyre me të cilët jetoni të lajnë duart.

-Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet në shtëpinë tuaj, veçanërisht sipërfaqet që njerëzit prekin më së shumti.

-Nëse dikush me të cilin jetoni nuk ndihet mirë (veçanërisht, me simptoma të mundshme të COVID-19), kufizoni hapësirat tuaja të përbashkëta.

-Nëse ju shfaqen simptomat e COVID-19, kontaktoni me telefon mjekun tuaj të familjes, përpara se të vizitoni një institucion të kujdesit shëndetësor.

-Hartoni një plan masash në rast të një shpërthimi epidemik të COVID-19 në komunitetin tuaj.

-Kur dilni në publik, ndiqni të njëjtat udhëzime parandaluese, siç do të bënit edhe në shtëpi.

-Qëndroni të përditësuar me informacione nga burime të besueshme.

-Keni nevojë për më shumë informacion se si të përgatiteni për #COVID19?

-OBSh ofron rregullisht këshilla se si të mbroni veten dhe të tjerët nga #coronavirus