Koronavirusi “nxjerr në shitje” hotelet në Spanjë

schedule11:07 - 27 Nëntor, 2020

schedule 11:07 - 27 Nëntor, 2020

Numri i hoteleve që janë nxjerrë në shitje në Spanjë u rrit me 19% në tetor krahasuar me marsin, tha të premten portali kryesor i pronave Idealista.

Ekonomia e Spanjës është shumë e varur nga turizmi dhe bllokimet për të parandaluar koronavirusin e kanë goditur rëndë, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.

Në ishujt Balearik, numri i hoteleve në shitje u rrit 84% gjatë kësaj periudhe, ndërsa për Andaluzinë rritja ishte 45%. Në përgjithësi, 557 hotele ishin në shitje në vend që nga tetori, 101 prej tyre në Katalonjë, raportoi Idealista.

Pothuajse një e treta e hoteleve spanjolle u mbyllën në tetor, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës.

Rezervimet e regjistruara të hoteleve ishin 83% më të ulëta muajin e kaluar se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare më herët këtë javë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!