Koronavirusi nuk ndalet, mbi 485 mijë viktima dhe 9.5 milion infektohen në gjithë botën

schedule08:34 - 25 Qershor, 2020

schedule 08:34 - 25 Qershor, 2020

Bota vijon që të shënojë humbje jetësh si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Numri i viktimave nga Covid 19 deri më tani ka arritur në 485 122 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në  9 532 128.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe vendi më i goditur i kësaj pandemie. Sipas Worldometers,numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 124,281 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 53,874, Britania e Madhe me 43,081 Italia me 34,675, Franca me 29,731 dhe Spanja me 28,327.

Në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634, ndërsa në Shqipëri janë shënuar 48 viktima dhe janë infektuar 2,114 persona.

Ndërkaq, deri më tani 5,179,011 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,8 milion raste aktive që presin të shërohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!