Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi nuk ndalet, 4.5 milionë të infektuar dhe rreth 303 mijë viktima në botë

schedule07:46 - 15 Maj, 2020

schedule 07:46 - 15 Maj, 2020

Koronavirusi vijon ta mbajë botën në panik, në shumë vende të botës akoma numri i viktimave është i lartë.

Ka shkuar në mbi 4.5 milionë të infektuar dhe rreth 303 mijë viktima bilanci nga koronavirusi i ri që ka pushtuar botën.

Vendi më i goditur vazhdon të jetë SHBA-ja që numëron më shumë se 1.4 milionë persona pozitivë me Covid-19 dhe 86 912 viktima. Ndërkohë Rusia djhe Britania e Madhe kanë shënuar një rekord shifrash në numrin e të infektuarve. Britania është e dyta në botë dhe porsa i përket numrit të viktimave me  33 614 duke kaluar Italinë që deri më tani ka shënuar 31 368 viktima.



Ndërkohë Brazili duket se është një tjetër vend që përhapja e koronavirusit është me hapa të shpejtë.

Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë konfirmuar të infektuar 989 raste të reja mes të cilëve 31 kanë humbur jerën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!