Koronavirusi vazhdon të jetë mes nesh dhe infektimet në klube nuk kanë ndalur ende, megjithëse nuk janë në fazën e nisjes së pandemisë, kur infektoheshin gjithë skuadra.
Te Real Madrid sot është zbuluar një i infektuar i ri. Portieri i dytë i ekipit, Andriy Lunin ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do duhet të ndalë stërvitjen dhe të distancohet.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Real Madrid përmes një deklarate të shkurtër për mediet, pa dhënë detaje në lidhje me rrethanat e infektimit dhe shëndetin e lojtarit. /abcnews.al