Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia Mbretërore. Në një deklaratë zyratare thuhet se Charles, monarku 71-vjeçar deri më tani ka shfaqur vetëm simptoma të lehta.
“Ai ka shfaqur simptoma të lehta, por gjithsesi vazhdon të ketë shëndet të mirë dhe po punon nga shtëpia gjatë ditëve të fundit”, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij 72-vjeçare Camilla ka rezultuar negative për koronavirusin ndërsa çifti ndodhen të vetë-izoluar në Skoci. Princi Charles nuk kishte shumë kohë që ishte takuar me Princin Albert të Monakos, i cili disa ditë më parë njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Monarku 62-vjeçar mori vesh që ishte infektuar me virusin vetëm 9 ditë pasi ishte takuar në Princin e Uellsit në një event në Londër. /abcnews.al/