Koronavirusi nuk kursen askënd, 145 mjekë humbin jetën nga Covid 19 në Itali

schedule19:22 - 22 Prill, 2020

schedule 19:22 - 22 Prill, 2020

Në Itali deri më tani si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 145 mjekë, ku viktima më e fundit është një anesteziste.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima e fundit nga bluzat e bardha është Maddalena Passera, anesteziste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 145.

Lajmi u dha nga Federata Kombëtare e Urdhërve të Kirurgëve dhe Stomatologëve (Fnomceo). Ndërkohë pak ditë më parë kishin humbur jetën dy mjekë që kishin shërbyer pacientëve Alberto Santoro, një mjek familje, dhe Pasqualino Andreaçhio, një kirurg në pension i specializuar në urologji, i cili kishte vendosur të kthehej në punë.

Koronavirusi ka goditur dhunshëm mbi ekipet e mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë humbur jetën duke lënë pas familje dhe shpesh fëmijë.

Ndërkohë deri më tani në Itali kanë humbur jetën mbi 125 mijë persona dhe janë infektuar 187 327 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!