Koronavirusi nuk i tremb çiftet, mijëra persona martohen në të njëjtin moment

schedule16:24 - 7 Shkurt, 2020

schedule 16:24 - 7 Shkurt, 2020

Mijëra çifte në Korenë e Jugut, disa me maska në fytyrë për shkak të koronavirusit, lidhën kurorë në një ceremoni masive të organizuar nga Kisha e Bashkimit, pavarësisht shqetësimeve që ka ngjallur në vend përhapja e shpejtë e sëmundjes. Duke përfshirë dhe të afërmit e vizitorët, ishin rreth 30 mijë personat që morën pjesë në event.

Protagonistët u shprehën se pavarësisht shqetësimeve për përhapjen e virusit ata u shprehën se kishin marër masat e duhura dhe se ndiheshin të sigurtë.

Eventi ishte organizuar për të kremtuar njëkohësisht dhe 100 vjetorin e lindjes së udhëheqësit fetar korean Moon Sun-Myung, I cili u nda nga jeta në 2012-ën. Koreja e Jugut ka regjistruar 24 raste infektimesh nga koronavirusi, dhe i ka ndaluar hyrjen të gjithë atyre që kanë qenë së fundi në Uhan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!