Koronavirusi nuk e ndal jetën në Krujë, Manastirliu ndan fotot që përcjellin shpresë

schedule17:48 - 23 Prill, 2020

schedule 17:48 - 23 Prill, 2020

Edhe pse Kruja është kthyer në një nga vatrat kryesore të koronavirusit në Shqipëri, jeta në këtë qytet vazhdon normalisht. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e ardhjes në jetë të Joelit, duke bërë edhe një falenderim për punën e mjekëve në këtë kohë të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

LEXO EDHE: Punonjës të infektuar, ISHSH mbylli sot 3 fasoneri në Krujë

“Joeli ka ardhur në jetë pak orë më parë në spitalin e Krujës ku edhe në këto ditë të vështira në përballjen me Covid 19 në këtë zonë, ekipet mjekësore nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment.

Faleminderit dr. Faik Bardhi, dr. Rovena Tali, infermieret Lina Bega, Denisa Vathi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Krujës për punën e palodhur!

Nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes. Fëmijët janë mrekulli”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!