New York , i cilësuar si epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po futet në fazën e fundit të rihapjes.
Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio tha se muzetë do të mbeten të mbyllura për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.Vendet e mbyllura që sjellin grumbullime mbet ende një rrezik i shtuar ndaj COVID-19.
Si pasojë e kësaj ende vijojnë të qëndrojnë masat për të shmangur grumbullimet masive.
Ndërkohë aktivitete sportive, kopshtet botanike, kopshtet zoologjike mund të hapen në kuadër të masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.