Koronavirusi në Shqipëri, Lulzim Basha anulon dy aktivitete publike

schedule11:21 - 9 Mars, 2020

schedule 11:21 - 9 Mars, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka anuluar dy aktivitete publike të parashikuara për pasditen e sotme, pasi janë konfirmuar dy raste me koronavirus në vend.

Zyra e shtypit në selinë blu bën me dije se në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare, ku do të merrnin pjesë 300 gra, dhe tashmë është anuluar. I njëjti vendim është marrë eedhe për një tjetër aktivitet të Bashës.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për të mbylllur në një periudhë 2-javore të gjitha institucionet publike. Po ashtu u vendos të ndalohen të gjitha aktivitetet publike, përfshirë ato sportive, kulturore por jo vetëm.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha.

Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!