Konfirmimi i rasteve me koronavirus ka ndryshuar rrjedhën normale të jetesës edhe në vendin tonë tashmë. Shkollat dhe çerdhet janë mbyllur ndërsa njerëzit janë udhëzuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin grumbullimet.
Në kuadër të masave të marra për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, Kuvendi ka njoftuar se do të anulohet çdo aktivitet për ditën e sotme.
Në zona publike të vendit ka nisur gjithashtu dezinfektimi ndërsa numri i personave që frekuentojnë kafenetë e vendit është ulur ndjeshëm. /abcnews.al