Koronavirusi në Serbi, 7 të vdekur dhe 802 raste të reja brenda ditës

schedule17:15 - 2 Nëntor, 2020

schedule 17:15 - 2 Nëntor, 2020

Vala e dytë e pandemisë së koronavirusit është në nivele alarmante edhe në Serbi. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 802 raste të reja me COVID-19, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani gjithsej janë regjistruar 49.205 raste me koronavirus ndërsa sot janë hospitalizuar 1.242 persona.

Nga dje janë testuar 7.487 persona ndërsa deri më tani në Serbi janë testuar 1.352.657 qytetarë.

Me viktimat e fundit nga COVID-19 numri i të vdekurve është rritur në 833. Në respiratorë janë 57 pacientë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!