Koronavirusi në Kinë/ presidenti Xin Jinping: Do ta mposhtim këtë epidemi

schedule16:53 - 28 Janar, 2020

schedule 16:53 - 28 Janar, 2020

Presidenti kinez Xin Jinping në kuadër të alarmit të koronavirusit këtë të martë është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në këtë takim mediar e huaja raportojnë se Xi ka theksuar se populli kinez po bën luftë serioze me epideminë e koronavirusit të ri. Siguria e jetës dhe shëndeti i masave popullore janë çështjet më kryesore, prandaj kontrolli i epidemisë është puna më e rëndësishme aktuale.

“Kam udhëzuar dhe planifikuar gjithmonë. Unë besoj se, nëse kemi besimin e vendosur dhe marrim masa shkencore dhe të drejta, do të mposhtim patjetër këtë epidemi,” tha ai.

Na ana tjetër sekretari i përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësis, Ghebreyesus u shpreh se pala kineze publikoi informacione transparente, zbuloi virusin në një kohë të shkurtër rekord dhe ndau informacionet e renditjes së gjenomit të virusit me vendet e tjera.

Gjithashtu ai ka vlerësuat vendosmërinë politike dhe masat e forta të qeverisë kineze dhe shprehu besimin se masat e Kinës do ta kontrollojnë efektivisht dhe do ta mposhtin këtë epidemi.

Ndërkohë deri më tani nga virusi vdekjeprurës kanë humbur jetën 106 persona dhe mbi 4500 të tjerë raportohen se janë infektuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!