Koronavirusi e ka “paralizuar” Bergamon, në rrugë nuk ka më trafik dhe as njerëz. Mediat vendase shkruajnë se duket sikur është mes gushti. Edhe ata pak persona që kalojnë janë të veshur me maska dhe doreza dhe situata mbetet e pazakontë.
Ndërkohë, me zbatimin e masave të reja, pothuajse të gjitha bizneset janë mbyllur përveç farmacive dhe vendeve ku mund të merret ushqim.
Veç rasteve që po shtohen, probleme po paraqiten edhe në morget e spitaleve që tashme duket se nuk më vend për të mbajtur trupa të tjerë. Bashkia pritet tashmë që të bëjë punën e saj dhe të sigurojë hapsirë edhe për ata të cilët erdhën në spital nga jashtë qytetit dhe ndërruan jetë si pasojë e komplikacioneve të rënda.
Për shkak të mungesës së hapsirës tashmë trupat e të ndjerave po dërgohen edhe në kishë.
E gjithë Italia është shpallur tashmë “zonë e kuqe” ndërsa numri i të infektuarve shkon në 12,462, jëtë kanë ndërruar deri më tani 827 persona. /abcnews.al