Koronavirusi ndërpret filmin vizatimor më të gjatë në botë

schedule11:31 - 11 Maj, 2020

schedule 11:31 - 11 Maj, 2020

Seriali televiziv i animuar më i gjatë në botë është ndërprerë për herë të parë në dekada nga pandemia e koronavirusit.

Fimi vizatimor popullor i quajtur Sazae-san është bërë një pjesë e mbrëmjeve të së Dielës në Japoni me miliona shikues që kur u transmetua për herë të parë në vitin 1969.

Seriali tregon historinë e zonjës Sazae, një shtëpiake dhe familjes së saj të madhe. Ndërsa, transmetuesi televiziv Fuji tha se dublimi i serialit ishte ndalur për ta mbajtur stafin të sigurt.

Dhe kështu, për herë të parë që nga mesi i viteve shtatëdhjetë, shikuesit do të shikojnë ritransmetimet e shfaqjes derisa prodhimi të mund të rifillojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!