Koronavirusi mori dy mjekë të tjerë, Manastirliu: Jam e pikëlluar, nuk ia dolën

schedule17:43 - 25 Nëntor, 2020

schedule 17:43 - 25 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpreh pikëllimin për humbjen e dy mjekëve, të cilët i mori sëmundja e koronavirusit, Bledi Nini dhe Ibrahim Kaziu.

Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer. Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19. Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.

Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve. U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi. U prehsh në paqe Doktor Bledi” shkruan ministrja./ db/Abcnews.al