Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi, më shumë se 340 persona humbën jetën brenda ditës në Itali

schedule18:17 - 17 Mars, 2020

schedule 18:17 - 17 Mars, 2020

Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së martës bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi.

Kështu rezukton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 31,506.

Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 3,526 raste.  Ndërsa  brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 345 persona.  Numri i viktimave në total shkon në 2,503 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 2,941.



Kështu, Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë ndërsa në renditje globale qëndron në vend të dytë pas Kinës. Kjo e fundit numëron 80,881 të infektuar në total por trendi i rasteve të reja është në zbritje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!