Ellen Johnson Sirleaf, e cila bëri histori si presidentja e parë femër e zgjedhur në Afrikë, udhëhoqi Liberinë për 12 vite përfshirë edhe gjatë shpërthimit të Ebolës 2014-16 që vrau gati 5,000 njerëz në vendin e saj.
Laureatja e çmimit Nobel për Paqen foli për BBC duke treguar për reflektimet e saj në lidhje me krizën aktuale të koronavirusit.
Të dashur bashkëqytetarë të botës,
Më 19 tetor 2014, në kulmin e shpërthimit vdekjeprurës të Ebolës në Afrikën Perëndimore, kur 2,000 nga qytetarët e mi vdiqën dhe infeksionet po rriteshin në mënyrë eksponenciale, unë i shkrova një letër botës duke u lutur për mobilizimin e personelit dhe burimeve.
Kërkova një mbledhje të unitetit global për të shmangur atë që kishim frikë se do të ishte një pandemi botërore.
Sot, shfrytëzoj këtë mundësi për të ngritur zërin tim në një mesazh solidariteti.
Pothuajse gjashtë vite më parë, unë shpjegova se si ekonomia e Liberisë, dhe sistemi i saj i brishtë i kujdesit shëndetësor, e bënë atë më të prekshëm nga përhapja e shpejtë e sëmundjes, dhe bota iu përgjigj krizës në Afrikën Perëndimore.
Unë argumentova duke thënë se një infeksion i pakontrolluar, pa marrë parasysh se ku po përhapet në botë, dhe pa marrë parasysh se sa është përhapur, është një kërcënim për të gjithë njerëzimin.
Bota u përgjigj pozitivisht. Dhe e bëri këtë me guxim.
Kjo pasoi një mobilizim masiv të burimeve të udhëhequra nga KB, Organizata Botërore e Shëndetit dhe SH.B.A. Ne e mposhtëm së bashku. Si rezultat, sot ka vaksina efektive dhe antivirale efektive falë bashkëpunimit të mendjeve më të zgjuara shkencore në të gjithë botën.
Përballë shpërthimit të koronavirusit, unë jam duke bërë një lutje të ngjashme për qytetarët e mi të botës. Unë e bëj këtë me një vetëdije të plotë se ndërsa kombet afrikane deri më tani janë kursyer nga më të këqijat, është vetëm çështje kohe derisa ne do të duhet ta luftojmë pavarsisht se jemi më pak të përgatitur për ta luftuar atë.
Ne duhet të veprojmë për të ngadalësuar,duhet të thyejmë zinxhirin e transmetimit dhe ta rrafshojmë kurbën.
Është e qartë se gabimet janë bërë në përgjigjen fillestare ndaj virusit, nga Azia në Europë, në Amerikë.
Shenjat munguan. Nuk e shfrytëzuam kohën.
Informacioni ishte i fshehur, minimizuar dhe manipuluar. Besimi u thye.
‘Kam bërë të njëjtat gabime’
Frika i shtyu njerëzit të vrapojnë, të fshihen, të mbyllen për të mbrojtur veten, kur e vetmja zgjidhje është dhe mbetet e bazuar në komunitet.
Unë e di këtë. I bëra të gjitha ato gabime në 2014, dhe kështu veproi edhe bota. Por ne i korrigjuam së bashku.
Ne jemi në një pikë kritike pasi kufijtë po mbyllen nëpër botë për të ngadalësuar shkallën e transmetimit.
Le të mos marrim anën e gabuar nga kjo. Nuk do të thotë që ne jemi vetë, çdo vend për veten e tyre. Përkundrazi, është shenjë e një përgjigje komunale, që mbylljet e kufijve bën ndryshime.
Ajo që të inkurajon sot, është fakti që njohuritë, zbulimet shkencore, pajisjet, ilaçet dhe personeli po ndahen mes grupeve të ndryshme për ta vënë nën këmbë këtë virus.
Po ndodh brenda kombeve, dhe gjithnjë e më tej përtej kufijve ndërkombëtarë; një reagim i domosdoshëm, megjithëse i vonuar, që çdo person, në çdo komb, duhet të bëjë pjesën e vet.
“Ne e morëm vetën shpejt”
Ky çoi në pikën tonë të kontrollit të sëmundjes në Afrikën Perëndimore.
Në Liberi, ne e morëm veten shpejt nga epidemia Ebola, dhe u treguam të fortë si komunitet, me protokollet shëndetësore në vend që na mundësuan të menaxhojmë sëmundjen Covid-19.
Unë besoj me zell se kjo është rruga ku duhet të jemi të gjithë.
Unë kam besim të plotë në shpirtin e pamëshirshëm të një individi, një bindje që liderët shfaqin në kohë krize në çdo nivel të shoqërisë, dhe se dallimet tona fetare dhe komunale janë të zbehta në krahasim me besimin tonë kolektiv në fuqinë e lutjes dhe besimit në Zot.
Ndërsa të gjithë ne jemi gjuetar në javët e ardhshme, unë lutem për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë globalë, dhe kërkoj që të gjithë të kujtojnë se njerëzimi ynë tani mbështetet në të vërtetën thelbësore që një jetë e jetuar mirë është një jetë në shërbim për të tjerët./abcnews.al