Japonia pritet që në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit ta shtyjë deri më 31 maj gjendjen e jashtëzakonshme.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka bërë të ditur të hënën se do ta marrë parasysh heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme papritur deri më 31 maj nëse këshilltarët ekspertë vendosin se kjo është e mundshme duke u bazuar në analizat e trendeve rajonale të infektimeve.
Gjatë mbledhjes me e task forcës qeveritare për koronavirusin, ai deklaroi se këshilltarët e tij i kanë thënë se Japonia nuk ka parë rritje eksplozive të numrit të infektuarve si në shtete të tjera, por numri i rasteve të reja të infeksioneve nuk ka rënë mjaftueshëm dhe ka rajone ku sistemet shëndetësore po hasin vështirësi.
Për 13 prefekturat, duke përfshirë edhe Tokion dhe Osakan që janë goditur më shumë, caku për reduktimin e kontaktit mes personave më 80 për qind vazhdon të jetë në fuqi.
Japonia do të lëvizë gradualisht, me një qasje që e kombinon parandalimin e infeksioneve dhe mirëmbajtjes së aktiviteteve sociale e ekonomike, ka shtuar ai. Ndërkohë deri më tani në Japoni kanë humbur jëtën nga koronavirusi 487 persona ndërsa 14 877 të tjerë janë të infektuar./abcnews.al