Ka humbur jetën nga koronavirusi mjeku i njohur nga Kosova, Fadil Zuka. Mediat vendase bëjnë me dije se lajmin për ndarja nga jeta të e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.
Sipas informacioneve, ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90, ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.
Doktori i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta./abcnews.al