Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli. Ai nuk mundi që të fitonte betejën me Covid-19.
Dakli po kurohej në Turqi pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.
Engjëll Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000.
Po ashtu, si pasojë e koronavirusit sot ka ndërruar jetë edhe një 65-vjeçar nga Elbasani , i shtruar prej ditësh tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. s.b/abcnews.al/