Koronavirusi i merr jetën biznesmenit të njohur shqiptar

schedule15:24 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 15:24 - 1 Dhjetor, 2020

Koronavirusi i ka marrë jetën biznesmenit të njohur shqiptzar në Shkup, Enver Maliqi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se Maliqi ka ndërruar jetë pas komplikacioneve si pasojë e Covid-19.

Maliqi, i cili aktualisht mbate edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Shkupit, ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin “Sistina” në Shkup. Biznesmeni kishte 10 ditë që kurohej në Klinikën për sëmundje infektive pas infektimit me virusin.

Sipas spitalit “Sistina”, Maliqi ishte sjellë në gjendje të rëndë dhe se mjekët gjatë gjithë natës kanë tentuar që t’i shpëtojnë jetën, por ka qenë e pamundur.

Familjarët kanë njoftuar se sot do të bëhet ceremonia e varrimit duke u përkujdesur sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Maliqi ishte i njohur si biznesmen i suksesshëm me kompaninë e tij “Gemak Trade”, ndërsa ishte edhe në personalitet i shqura, teksa së fundi ishte emëruar edhe konsull nderi i Meksikës.

Në zgjedhjet e fundit lokale ai fitoi si këshilltar dhe më pas mori postin e zëvendëskryetarit të Shkupit. Maliqi ka shumë investime të realizuara në Shkup dhe rajon.