Një tjetër institucion në Tiranë kthehet në vatër të koronavirusit.
Ky është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
5 punonjës të tij tregojnë burime për ABC News se kanë rezultuar pozitiv për Covid 19.
Situata detyroi drejtuesit të pezullonin punën dhe ti kërkonin stafit të qëndronte në shtëpi në pritje të kryerjes së tamponëve.
Me daljen e lajmit në media dyert e institucionit u hapën.
Ndërkohë një pjesë e punonjësve presin ende ti nënshtrohen testimit.
I pari që u konfirmua pozitiv me koronavirus në këtë institucion është drejtuesi i një drejtorie.
Nuk dihet ende saktësisht se ku ai mund të jetë infektuar.
Megjithkëtë ABC News mësoi se drejtori me një grup pune pak ditë më parë ishin për inspektim në spitalin e Fierit.
Me Covid-19 pas tij rezultuan dhe dy persona të tjerë pjesë e këtij grupi.
Ndërkohë me koronavirus në këtë institucion u identifikuan dhe dy raste të tjera pa lidhje me të parët.
Ministria e Shëndetësisë ende nuk është shprehur zyrtarisht për situatën në këtë institucion të varësisë.
Megjithkëtë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk është institucioni i vetëm ku ka shpërthyer Covid-19 në Tiranë.
Më herët raste pozitive janë zbuluar në fasoneri, call-center, spitale e zyrat e Ujësjellës – Kanalizimeve.
Aktualisht kryeqytetit është vatra me e madhe e koronavirusit në vend me 199 të infektuar aktiv./abcnews.al