Numri i rasteve ditore të koronavirusit në Holandë arriti një rekord të ri sot, pasi 2,777 raste të reja u raportuan në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore.
Të dhënat e sotme tejkaluan rekordin e mëparshëm prej 2,544 të regjistruar një ditë më parë.
Kryeministri Mark Rutte ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë rregullat e distancës shoqërore dhe se qeveria do të shpallë masat lokale nëse është e nevojshme.
Shkollat dhe baret mbeten të hapura dhe përdorimi i maskës është i detyrueshëm vetëm në transportin publik. g.v/abcnews.al