Greqi ka vendosur që të mbyllë deri me 15 korrik kufinjtë për qytetarët e Serbisë. Autoritetet greke përmes një njoftimi dërguar ambasadës serbe në Athinë, bëjnë me dije se do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një leje të veçantë.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka dhënë lajmin duke paralajmëruar qytetarët serbë që të mos shkojnë në Greqi. Daçiç ndër të tjera ka theksuar se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të qëndrojnë atje dhe do lejohet të kthehen pas një urdhëri të dytë.
Mediat greke ndër të tjera bëjnë me dije se qeveria greke po monitoron nga afër situatën e pandemisë në Serbi, BE dhe kudo në botë dhe në varësi të shifrave do të vendosë urdhëresa të reja për hyrjet në kufij.
Ndërkohë duket se një vendim i tillë është marrë, pasi në Serbi ka filluar që të rritet numri i personave të infektuar dhe që vdesin nga koronavirusit ka filluar të rritet në Serbi. /abcnews.al