Koronavirusi, Greqia bllokon edhe tre ishuj të tjerë

schedule15:18 - 14 Gusht, 2020

schedule 15:18 - 14 Gusht, 2020

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Hardalias pritet të njoftojë kufizime në ishujt e njohur të Spetses, Paros dhe Antiparos, si një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kufizimet do të jenë te ngjashme me atë të vendosur në ishullin e Poros  javën e kaluar, ku bizneset u urdhëruan të mbylleshin nga ora 11:00 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit të nesërmen, pasi autoritetet shëndetësore konfirmuan 13 raste me Covid-19, shkruan abcnews.al.

Në Poros, autoritetet gjithashtu bënë të detyrueshëm përdorimin e maskave të fytyrës në të gjitha hapësirat publike, brenda dhe jashtë, pezullimin e tregjeve të fermerëve, festivalet e fshatrave dhe tubime të tjera publike, dhe vendosën një limit prej katër (ose gjashtë nëse ato i përkasin të njëjtës familje ) për numrin e njerëzve që lejohen të ulen në të njëjtën kafene apo tavolinë restoranti.

Hardalias gjithashtu pritet të njoftojë një ndalim të tubimeve publike dhe private të çdo lloji që përfshijnë më shumë se 50 njerëz, raporton iefimerida.gr./abcnews.al