Koronavirusi godet edhe tokën e shenjtë: Mbyllen kishat e xhamitë, dëmtohen bizneset

schedule22:26 - 5 Mars, 2020

schedule 22:26 - 5 Mars, 2020

Në Palestinë dyshohet të jenë identifikuar 4 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë që rastet priten të konfirmohen, Kisha e Lindjes së Krishtit në Bethlehem është mbyllur të enjten ndërsa turistët u ndaluan nga hotelet e Bregut Perëndimor.

Masat e njoftuara nga Ministria e Turizmit në Palestinë nuk janë lajm i mirë për vendin e shenjtë, bizneset e së cilit janë zakonisht të varura nga vizitorët e krishterë.

Vetëm tre muaj më parë Bethlehemi kaloi Krishtlindjet më të mira në dy dekada, të paktën kështu u shpreh kryebashkiaku dhe pronarët e hoteleve. Si duket shifrat ishin më të mira se në vitin 2018 kur vendi priti 1.5 milionë vizitorë.

Sipas ministrin të Turizmit, ndalimi i vizitorëve të huaj në Bregun Perëndimor do të zgjasë për dy javë.

Duke folur për impaktin e masave të reja, menaxheri i një hoteli u shpreh:

“Kjo na prek në mënyrë dramatike. Punonjësit tanë nuk do të kenë punë për 14 ditët në vazhdim. Ne do të jemi të mbyllur plotësisht. Kjo po e shkatërron biznesin nga çdo prespektivë.”

Deri më tani numri i të prekurve nga Covid-19 në Palestinë është shtatë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!