Koronavirusi godet edhe futbollin spanjoll, regjistrohet rasti i parë

schedule20:58 - 13 Mars, 2020

schedule 20:58 - 13 Mars, 2020

Vjen edhe rasti i parë me koronavirus në futbollin spanjoll. Leganes është klubi i prekur, por nuk bëhet fjalë për një futbollist. Drejtori i përgjithshëm i klubit iberik, Martin Ortega ka dalë pozitiv në testet e kryera.

Leganes ka ndërprerë seancat stërvitore, ndërsa Ortega është shtruar në spital. Gjendja e tij konsiderohet e mirë dhe do të rikthehet në shtëpi për të vazhduar mjekimet.

Klubi spanjoll uron që drejtuesit të shërohet sa më shpejt dhe shpreson që asnjë pjesëtar tjetër të mos jetë prekur nga virusi i rrezikshëm. /abcnews.al

 

Martin Ortega

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!